TIRANE-Jeta e saj private ka qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Megjithatë këtë herë, Supermodelja shqiptare me famë botërore ka vendosur të ndajë me miqtë foton ku shfaqet së bashku me të dashurin. Bëhet fjalë për biznesmenin me origjinë nga Turqia, me të cilin Angela është në një lidhje prej disa kohësh. Në këtë foto ajo dhe i dashuri shfaqen të lumtur në krahët e njëri-tjetrit duke shkëmbyer puthje. Ka qenë veta Angela që e ka postuar këtë foto në “Instagram”, duke i uruar ditëlindjen. Modelja dhe biznesmeni turk kanë festuar ditëlindjen e 37 të tij në një party së bashku me miqtë e përbashkët. Pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, Angela mesa duket ka gjetur dashurinë, ashtu siç është shprehur vetë në intervistat e dhëna në media.

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: