Anxhela Peristeri është personazhi i famshëm i radhës që thyen rregullat e pandemisë së koronavirusit, pas Ermal Mamaqit, duke organizuar një super festë për 35-vjetorin e saj të lindjes.

Këngëtarja që pritet të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021 me këngën “Karma”, ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram disa foto të realizuara gjatë festës, ku shfaqet në shoqërinë e shumë të ftuarve të tjerë, emra të njohur të skenës dhe ekranit.
Artistja kishte zgjedhur një fustan të zi, mjaft klasik, dhe flokët i kishte lënë lëshuar me onde të mëdha për të shkëlqyer në këtë ditë të veçantë.
“Ju falënderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35-vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova! Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë! Ju dua!”, shkroi Anxhela krahas fotos së saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo zbuloi edhe tortën e ditëlindjes, e cila ishte krijuar duke pasur parasysh që ajo do të performojë në Eurovizion për këtë vit.

Rreth një javë më parë, aktori i humorit dhe moderatori Ermal Mamaqi theu rregullat anti-covid. Bashkëshortja e tij, Amarda Toska, i kishte organizuar një super festë ditëlindjeje surprizë, në bashkëpunim me të gjithë të ftuarit e asaj nate. Ishte kandidatja e PS-së për deputete në Tropojë, Arjola Demiraj, ajo që e nxori “zbuluar” aktorin nëpërmjet fotove dhe videove që publikoi në Instastory-n e saj. Mes artistëve që performuan për ditëlindjen e Ermalit ishte edhe Elvana Gjata, e cila i vuri “flakën” skenës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb