TIRANE

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, ka treguar se po i kushton shumë rëndësi fizikut të saj dhe mund të themi se ja ka arritur të ketë forma për t’u patur zili.

E ftuar në “E diell”. Gjatë bisedës me Ervin Kurtin, ajo zbuloi disa gjëra interesante rreth vetes, si faktin që dikur ka peshuar 85 kg. Sot, ajo është 65 kg dhe zbuloi se këtë rezultat e ka arritur duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke hequr nga dieta vetëm një ushqim, bukën.

“Për të gatuar, gatuaj vetë. Porosis edhe ndonjëherë nga jashtë kur jam e lodhur, por kryesisht vetë”, -është shprehur Anxhela.

“Sepse buka ka gluten, gluteni të fryn”, -u përgjigj Anxhela duke shtuar se më para e konsumonte bukën, prandaj peshonte 85 kilogramë.
“Në përgjithësi marr gjëra që nuk më shëndoshin. Bëj kunguj në furrë, bulmetrat mua nuk më shëndoshin, sepse jam grupi i gjakut 0 pozitiv. Kam edhe fruta të thata, që i kam për uri, funksionojnë.”

Këngëtarja ia ka dalë të heqë 20 kg, por dëshiron të heqë edhe 3-4 të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb