Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në zonën e Astirit në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:55, në katin e tretë të një pallati. Mësohet se një si pasojë e flakëve, një grua është hedhur nga dritarja e banesës për t’i shpëtuar zjarrit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se fatkeqësisht gruaja, e cila është hedhur nga kati i tretë i banesës, ka humbur jetën në spital. Kjo si pasojë e plagëve të marra nga rënia.

Po ashtu thuhet se i lënduar ka mbetur dhe djali i saj, i cili sipas policisë thuhet se është hedhur nga dritarja bashkë me nënën. Ndërkohë që në dëshmitë e mara nga gazetarja Bezat, thuhet se i riu është nxjerrë nga apartamenti që ishte i përfshirë nga flakët, nga banorët e pallatit. Aktualisht ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e tymit janë evakuuar disa familje, të cilat gati janë asfiksuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka rënë zjarri në banesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: