SPANJE- Për të shpëtuar kokën padyshim ndonjëherë nuk i merr parasysh rrethanat. Kështu ka qenë dhe fati i një 47-vjeçarje nga qyteti Cadeira i Spanjës, e cila për ti shpëtuar flakëve që kishin përfshirë apartamentin e saj, u detyrua të hidhej nga dritarja, ndonëse mbante veshur veç të brendshmet e saj.

Gruaja, ishte terrorizuar, pasi banesa e saj ishte përfshirë nga tymi i zi për shkak të një shkëndije elektrike.

Sipas ‘Daly Mail’, ajo në përpjekje për të shpëtuar është hedhur nga dritarja e katit të tretë, ndërsa poshtë është pritur me një batanije të hollë nga qytetarët, duke i shpëtuar asaj dhe jetën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: