Jeta private e presidentit të një ndër shteteve më të fuqishme në botë, Rusisë, Vladimir Putinit është mbuluar gjithmonë me aludime, ndonëse mediat kanë nxjerrë herë pas here të dhëna. Pasuria e tij, marrëdhëniet me ish-bashkëshorten apo romanca të tjera janë mbuluar përherë me mistere.

Ajo që dihet është se Putin ka një vajzë 19-vjeçare me ish-të dashurën e tij, Svetlana Krivonogikh, 45 vjeç, një pastruese e kthyer në multimilionere, e cila tani zotëron aksione në një bankë të madhe ruse.
Svetlana e cila bashkëjeton me vajzën e saj Luiza në Shen Peterburg thuhet se po kërkojnë të japin me qira apartamentin elitar për 7,700 paund në muaj, duke përfshirë tarifat e shërbimeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fotot e shkrepura nga agjencia imobiliare, Engel & Volkers, tregojnë ekstravagancën e jashtëzakonshme të ambienteve të brendshme të veshura me ar, të cilat një ekspert tha se tregonin stilistë që lajkatonin ‘kotësinë’ e pronarit.

Brendësia luksoze e apartamentit të veshur me flori të vajzës ‘sekrete’ të Vladimir Putin është zbuluar për herë të parë. Brenda kati i parë ka një dhomë ndenjjeje dhe një tarracë me pamje nga lumi Neva. Një llambadar gjigant mund të shihet i varur nga tavani në korridor. Dhoma e fëmijëve përmban një tavan të pikturuar në mënyrë të ndërlikuar. Banja përmban pllaka dhe një pasqyrë të madhe prej ari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb