Të shumë janë shqiptarët që për shkak të mbylljes së kufijve, kanë mbetur të bllokuar në vende të ndryshme të botës. Kështu, të paktën 30 shqiptarë, kryesisht nga qyteti i Vlorës kanë ‘ngecur’ në Poloni. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për ‘BalkanWeb’ se ndonëse një firmë i kishte premtuar për punë, i ka lënë shqiptarët në mes të rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Mësohet se shqiptarët kanë dy ditë që flenë në stacionin e trenit, ndërsa apelojnë për kthim në Shqipëri.

Kujtojmë se duke nisur nga nesër qeveria shqiptare do të vendos avionë falas në disa vende të botës, për të kthyer shqiptarët që kanë mbetur të bllokuar, ndërsa ka vënë në dispozicion dhe disa numra telefoni të konsullatave tona në këto shtete.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb