Pasi Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi padinë e prokurorit Lulzim Alushaj për skualifikim nga gara për Kryeprokuror nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vjen një reagim nga ky i fundit.

Në një deklaratë për mediat Alushaj tha se ai do të ankimojë vendimin në fjalë, që sipas tij ishte i padrejtë. Ndërkohë Alushaj tha se vendimi i KLP është precedent i rrezikshëm.

“Sot u shpall despozitivi, që është vendim për rrëzimin e kërkesë-padisë. Unë nuk u mora me procese anti gjyqësore, por me diskutime dhe çështja të prokurorisë. Vendimmarrja e KLP është e cunuar jo ligjore dhje do të ketë pasoja. Është precedent i rrezikshëm. I bie që afatet ligjore t’i ndryshoni sipas interesit. KLP më kërkoi dokumente shtesë, që ishte për Formularin e Autoritetit të Dosjeve. Ka qenë një garë jo ligjore për faktin sepse për kandidatë të caktuar është shtyrë afati, ndërsa për mua është marrë i mirëqenë ai. Është precedent i rrezikshëm, ku qytetarët mund të përballen me shkelje të ndryshme. Unë do e ankimojë këtë vend”, tha Alushaj.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: