Gjykata e Posaçme Apelit ka caktuar datën 9 prill për seancën e ish- ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Bashkë me Tahirin seanca do të jetë dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Vlorës, Jaed Çela.

Seanca do të mbahet në orën 10:30 dhe siç parashikohet prej masave të reja në luftën kundër përhapjes së koronavirsit, do zhvillohet brenda ambienteve të Gjykatës por pa praninë e publikut dhe medias për të ruajtu distancën sociale.

Vitin e kaluar Saimir Tahiri u dënua me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nga ana tjetër kërkonte 12 vite burg për Tahirin për 3 vepra penale  “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Si përfundim të dyja palët, si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit që që nga java tjetër do të fillojëme gjykimin e dosjes.

Prokuroria e akuzonte Tahirin se në kohën kur ishte ministër i brendshëm bashkë me ish- drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela kanë bashkëpunuar me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb