Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në protestën e nesërme nga çdo akti dhune dhe pas shprehjes se mbrojnë integritetin dhe procesin zgjedhor në Shqipëri, vjen edhe reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kjo e fundit ishte në një lidhje live me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 kur Ambasada e SHBA-ve shpërndau mesazhin e saj. Kryemadhi tha se ia kanë bërë të qartë Ambasadës s♪7 SHBA, se opozita bën vetëm protesta paqësore.
“Ambasadës Amerikane ia bëmë të qartë se protestat tona kanë qenë paqësore, kanë qenë provokatorët ata që kanë hyrë për të krijuar akte dhune”,- tha Kryemadhi.
(m.a/BalkanWeb)