TIRANË

Deputeti Gjetan Gjetani, dalë nga listat e PS në Laç ka apeluar kolegët përmes një postimi në facebook, të mos e ndjegin kreun e Partisë në rrugën e shkatërrimit të Shqipërisë.

“I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.” -shkruan Gjetani ndërsa shton se dekreti i presidentit është një veprim për bashkimin e shqiptarëve dhe jo ndarjen e tyre,për zgjedhje të lira dhe jo për zgjedhje të kapura nga krimi, për integrimin dhe jo për izolimin e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

“I bej thirrje kolegeve te mij socialiste qe te mos ndjekin Edi Ramen ne rrugen e tij per shkaterrimin e percarjen e Shqiperise.

Dihet qe Edi Rama eshte armiku i zgjedhjeve te lira e te ndershme prandaj nuk lejoi zgjedhje edhe ne PS.

Dekreti i presidentit eshte nje veprim per bashkimin e shqiptareve dhe jo ndarjen e tyre,per zgjedhje te lira dhe jo per zgjedhje te kapura nga krimi,per integrimin dhe jo per izolimin e shqiptareve.

Prandaj te bashkohemi te vlerat e verteta dhe ta leme vetem Edi Ramen ne cmendurine e tij per para e per pushtet dhe ne greminen ku ai do te fuse vendin dhe socialistet e ndershem.

Sot eshte koha qe te zgjedhim te miren per vendin dhe familjet tona dhe te largohemi nga e keqja, qe perfaqeson Edi Rama i cili mendon vetem per xhepin dhe pushtetin e vet dhe të krimineleve rreth tij.”

Me kërkesë të kryesocialistit Edi Rama, deputeti Gjetan Gjetani u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së, pas kritikave të këtij të fundit për komisariatin e Kurbinit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb