SHKODËR- Disa ditë më parë “BalkanWeb” solli rrëfimin e një të riu nga Shkodra i varur nga droga që kërkonte ndihmë për të rifilluar jetën pa heroinën. Thirrja e Riad Celufaj ishte ulëritëse, por mbijetesa për 24-vjeçarin sa vjen dhe bëhet më e vështirë.

Sot gazetari Senad Nikshiqi ka bërë një apel tjetër për ndihmë për të riun nga Shkodra i cili do të shkëputet njëherë e mirë nga varësia prej drogës dhe kjo nëpërmjet një trajtimi nga një mjek rus.

Sipas gazetarit, terapia që bën doktor Zobin i jep fund receptorëve në trurin e njeriut që kërkojnë heroinën. Atje kanë gjetur zgjidhje përfundimtare përdorues me nga 25 apo 30 vite dhe sot gëzojnë shëndet të plotë dhe një jetë normale.

APELI
Të ndihmojmë Riadin! Ai na pret ne! 5 mijë euro për t’i rikthyer jetën!
Riadi ka marrë vendimin e madh të jetës së tij për t’u shkëputur njëherë e mirë nga varësia prej drogës e llojit heroinë e cila e la në grykën e vdekjes për 7 vite me radhë. Riadi humbi thuajse gjithçka, familjen e cila ndodhet në Francë, të afërmit që e braktisën, miq e shokë që nuk i besuan më duke e parë në rrugën pa kthim ku ishte futur. Erdhi një moment ku mbeti i vetëm në shtëpinë e boshatisur mes netëve të errëta dhe hijeve të rënda të vetmisë.

Për fatin e mirë arrita ta takoj Riadin ndoshta në ditët e fundit të rrugëtimit të tij në këtë botë duke e bindur falë edhe kronikave dhe shkrimeve mediatike dhe mbështetjes që i dhanë shumë shqiptar të njohur e të panjohur që të shkëputet njëherë e mirë nga kthetrat e drogës për t’u rikthyer në botën në të cilën notonte para 7 vitesh.

Me 6 tetor bashkë me Riadin, ish-kampioni i boksit do të shkojmë në Kotorr të Malit të Zi, atje ku na pret doktor Majkëll Zobin, mjeku nga Rusia që bën “mrekullinë”. Një ndërhyrje e tij tek përdoruesit e heroinës i bën ata që të zhvishen nga varësia vdekjeprurëse e drogës për të nisur një jetë të re. Terapia që bën doktor Zobin i jep fund receptorëve në trurin e njeriut që kërkojnë heroinën. Atje kanë gjetur zgjidhje përfundimtare përdorues me nga 25 apo 30 vite dhe sot gëzojnë shëndet të plotë dhe një jetë normale.

Kjo ndërhyrje bashkë me shpenzimet totale shkon rreth 5 mijë euro. Riadi e ka marrë vendimin e tij por tashmë ka nevojë për mbështetjen tonë. Kam besimin se me shpirtin e madh të shkodranëve, shqiptarëve dhe jo vetëm do të arrijmë që para 6 tetorit të kemi të gatshme ato 5 mije euro për t’i dhënë një jetë të dytë Riadit, 24-vjeçarit i cili ëndërron që të ketë sërish nënën, motrën dhe vëllezërit pranë tij, të flasë sërish me të afërm dhe të kenë të njëjtën dashuri miqtë e shokët.

Nëse bëhemi të gjithë bashkë për të dhënë kontributin tonë jam i bindur se ato 5 mijë euro do të grumbullohen për t’i thënë JO vdekjes së Riadit dhe PO rrugëtimit të tij në jetë. Kushdo mund të vijë me ne në Kotorr ose mund të shohë faturat apo çfarëdo që të kërkoni. Për ne mjafton që të mblidhen aq para që Riadi të mund të jetë sërish i njëjtë si të gjithë ne.

Asnjëherë nuk ka munguar dashamirësia juaj në të tilla raste ndaj mirëpresim çdo lloj kontributi deri me 5 tetor duke qenë se me 6 tetor do të jetë dita e madhe për Riadin nga duart e arta të Majkëll Zobin. Shumë prej jush kanë shprehur gatishmërinë morale, njerëzore dhe humane dhe tashmë është momenti që të gjithë bashkë të hidhemi në veprim sepse Riadi na pret vetëm ne. Nuk ka një zgjidhje të dytë ndërsa e sheh si shansin e fundit!

Riadit ka të drejtë t’i japim një shans tjetër dhe të gjithë bashkë besoj do t’ia dalim edhe pse koha nuk është edhe aq shumë në favorin tonë sepse 6 tetori nuk është aspak larg. Mund të kontaktoni në numërin tim të celularit 0674395639 (telefonata, sms, ëhatsapp, viber) ose në email [email protected].
(për historinë e Riadit mjafton të bëni një kërkim të thjeshtë me emrin e tij Riad Celufaj në google ose youtube dhe mësoni historinë e trishtë të tij për ata që nuk e kanë parë ende)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb