Apeli i GJKKO nuk e ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri Lefter Koka, kundër heqjes së sekuestros për katër pronat e tij.

Në njoftimin thuhet se nuk është pranuar rekursi i paraqitur nga Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

“Mospranim rekursi të paraqitur nga kërkuesi Lefter Koka, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Ndërkohë një ditë më parë Apeli i GJKKO ka caktuar datën e seancës gjyqësore për ankimimin e bërë nga ish ministri i Mjedisit Lefter Koka sa i takon masës së sigurisë “arrest në burg”.

Seanca do të mbahet në orën 11:00 të datës 17 maj dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi. Kujtojmë se SPAK akuzon Kokën se ka përfituar ryshfet nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Ndaj Kokës rëndojnë akuzat e” shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: