Apeli i GJKKO ka lënë të pandryshuar masën e ‘arrestit me burg’ Fredi Belerin, kryebashkiakun e Himarës, që ndodhet pas hekurave për akuzën e blerjes së votave.

Gjykata ka caktuar masën ‘arrest në burg’ për Belerin, ndërsa për Kokaveshin është zbutur masa e sigurisë. Gazetarja Klodiana Lala raportoi në një lidhje live për News24 se për Kokaveshin u caktua masa ‘detyrim paraqitje’ për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kokaveshi ka bërë një transplant zemre dhe është e pamundur që ai të vijonte që të qëndronte në qeli.

Hetimi ndaj Fredi Belerit u krye pas një referimi të policisë në datën 8 maj që angazhoi prokurorinë mbi dyshimet e shitblerjes së votës. Ai u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb