Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratave shqetësuese të Kishës Katolike në vend për ikjen masive të shqiptarëve. Nëpërmjet një Statusi në Facebook ajo ka reaguar për këtë dramë, sipas të cilës shkaktare është qeveria e Rilindjes.

Statusi i Plote

Shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh kombit tonë, ndaj sot duhen vendimmarrje të forta e kombëtare për ta ndalur atë, jo propagandë dhe papërgjegjshmëri për të parë të vërtetën.
Kisha Katolike ngre alarmin e emigrimit masiv të shqiptarëve dhe me apelin e saj duhet të na bëjë të reflektojmë për situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi, për shkak të një axhende të mirëfilltë shpopullimi të Rilindjes.
“Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:
? Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë?
? Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë?
?Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi?
?E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë?
➡️”Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë.
➡️”Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”.
Qeveria i injoron të rinjtë që ikin me gomone në Britani, injoron shkollat që zbrazen, intelektualët që largohen sepse nuk dëgjohen, si në rastin e pedagogëve të cilët kanë javë që protestojnë; arsimi nuk mbështetet me buxhet; çmimet rriten dhe pagat nuk mjaftojnë për të përballuar jetesën. Rilindja po e bën këtë vend të pajetueshëm për shqiptarët dhe parajsë për klientët e saj.
Sot kemi nevojë për lidership të fortë dhe atdhetar për t’i dhënë zgjidhje emergjente kësaj situate ku ndodhet vendi??
Mirënjohje imzot Angelo Masafra, Kishës Katolike dhe të gjithë klerit shqiptar për vizionin patriotik dhe mesazhin e përcjellë për shqiptarët!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb