Në përfundim të takimin me presidentin slloven, Borut Pahor kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë për mediat.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të reflektonte për deklaratat e Presidentit Meta, që kërkoi hapa pas si nga opozita ashtu edhe nga maxhoranca në lidhje me krizën politike, kryedemokrati përgjigjet prerë.

“Unë nuk kam ndërmend të komentoj deklaratat e Presidentit, po në përballje me qeverinë e kapur nga krimi për të vjedhur zgjedhjet nuk ka për të pasur hapa pas, por vetëm hapa para drejt largimit të Edi Ramës, duke nisur që nesër në orën 10:00”,- tha Basha, duke ftuar qytetarët në protestë.

Sa për presidentin slloven, Basha tha se: “Rikujtova me kënaqësi ndihmën që na ka dhënë për anëtarësimin në NATO dhe heqjen e vizave. Procese që i kam ndjerë në detyrat e mia të atëhershme si ministër. PD e sigurova se është e përkushtuar për të arritur vlerat europiane për Shqipërinë dhe shqiptarët përmes vendosjes dhe rivendosjes së demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që të hapet rruga e bllokuar nga korrupsioni që shqiptarët të udhëtojnë drejt Europës me kokën lart”,- vijoi Basha.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb