Historia e trishtë e Afërdita Mollotit ka ardhur sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24. Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit ajo mbeti me djalin Fatjonin. Ai punonte dhe kishte një sjellje të mirë derisa iu shfaqën probleme të shëndetit mendor. Filloi të ishte agresiv dhe ta dhunonte nënën, me dhjetëra herë e ka goditur dhe i ka rrezikuar edhe jetën. E detyruar ajo lajmëronte policinë për t’i ardhur në ndihmë.

Disa herë Fatjoni është shoqëruar me forcë dhe është çuar për mjekim në spitalin psikiatrik të Vlorës.

“Pas daljes nga spitali gjendja rikthehej po njësoj. Para pak vitesh e dënuan për dhunë në familje me mjekim të detyruar dhe ndodhet në burgun e Zaharisë në Krujë.
Shkoj e takoj por djali është dobësuar shumë dhe nuk ndodhet në një gjendje të mirë shëndetësore”, thonë nëna me lot në sy që pavarësisht dhunës kërkon ndihmë.
Ajo apelon që të autoritetet të tregojnë më shumë kujdes për Fatjonin dhe të mos e mbajnë me atje, por ta transferojnë diku tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: