Sot gjatë patrullimit, efektivët e Policisë së Durrësit kanë pikasur një person në rrugë, i cili bënte veprime të pavullnetshme në lagjen nr.8, Durrës. Shtetasi në fjalë është pyetur nga ana e uniformave blu në prani edhe të psikologut, por nuk ka dhënë të dhëna mbi gjeneralitetin apo vendin e banimit dhe dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

  • foto galeri

Pas apelit të policisë të publikuar në media, personi në fjalë është identifikuar.

“Identifikohet shtetasi i gjetur ditën e sotme në lagjen Nr.8 ,Durrës, nga Efektivët e Policisë. Identifikimi është bërë nga familjarët e tij, të cilët janë njoftuar nëpërmjet medias pas njoftimit të dhënë nga Policia. Ai quhet E.T.,banues në lagjen Nr.4, Durrës. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon mediat për bashkëpunimin”, njofton Policia e Durrësit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb