Apeli i Posaçëm ka konfiskuar 3.4 mln eurot e gjetura në makinën tip mjet “Toyota Auris”.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se paratë e konfiskuara do i kalojnë shtetit.

Kujtojmë se Shkalla e parë e GJKKO-së vendosi në fund të tetorit për konfiskimin e parave por ajo u apelua.

Shuma e parave u kap në qershor të vitit 2018 në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Ato ishin të fshehura në bagazhet e makinave teksa transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: