Ish-deputetja e PD e qarkut të Shkodrës Izmira Ulqinaku ka reaguar ashpër pasi deputetja Rudina Hajdari ftoi parlamentarët të mbanin 1 minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit.

Në një status në “Facebook”, Ulqinaku shkruan se u ftuan të nderojnë 2 Prillin, vrasësit e dëshmorëve.

“U ndjeva e tradhtuar sot, kur dëgjova se vrasësit e Dëshmorëve të 2 Prillit ishin ftuar t’i nderojnë ata me 1 minutë heshtje në parlament!
Një teatër mjeran që uron për paqen e shpirtrave të Dëshmorëve të Demokracisë nga Parlamenti i diktuar prej votës së blerë nga krimi i organizuar dhe bandat e pushtetit.
Paqen e dëshmorëve të votës së lirë e prish ekzistenca Gramoz Ruçi, ekzistenca e partisë së Sigurimit të Shtetit e Byrosë Politike, që sërish sot ka shkelur mbi votën e lirë, e mbi gjakun e atyre shpirtrave që s’po i lini të prehen në paqe! Gramoz Ruçi dhe Edi Rama! Shpirtrat e tyre do të paqtohen ditën kur ju të ndëshkoheni nga vota e lirë! Dhe ajo ditë po afron”, shkruan Ulqinaku.

Ulqinaku Fb
Ulqinaku Fb

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb