“Mjaft me kore për Abramovich”, Andriy Shevchenko, ish legjenda e Milan dhe Chelsea, i ka bërë një thirrje publike tifozëve të londinez, të cilët pavarësisht se Roman Abramovich konsiderohet si person përgjegjës për atë që po ndodh në Ukrainë, shpesh i kanë dalë në krahë ish pronarit të Chelsea, fundja me të në krye prekën majën e Evropës duke fituar dy herë Champions League.

“Këndoni për paqen” këshillon Shevchenko. Legjenda ukrainase në një intervistë për Daily Mail ka folur dhe për raportin që ka pasur me bosin rus: “Kemi pasur një raport të gjatë miqësorë por nuk besoj se do të jetë si më parë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Di që janë të shumtë rusët të cilët dëshirojnë që lufta të ndalojë. Apeli im shkon për të gjithë rusët, të bëjnë pjesën e tyre që të rikthehet sërish paqja, të ndalohet vrasja e fëmijëve dhe personave të pafajshëm. Të gjithë e dimë që lufta është e pamëshirshme por nuk mund të qëndrojmë si spektator”, theksoi ndër të tjera Sheva.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb