Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në Vlorë për apelin e ambasadores Yuri Kim për respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe dakordësinë që duhet për ndryshimet kushtetuese, i është shmangur.

Rama ka thënë qartazi se për ambasadorët flet kur është me ta, kurse në Vlorë duhet të flasë për ngrohjen globale.

Më tej ai thekson se niveli i ambasadorëve nuk duhet ulur në Vlorë.

”Për ambasadorët flas kur jam me ta. Në Vlorë do flasim për ngrohje globale. Nejse Vlora është qendra e botës. Mos ta ulim nivelin e tyre në Vlorë.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb