Apeli ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-zyrtaren e Kryeministrisë Alda Klosi. Në një komunikim për mediat avokati i Alda Klosi, Ilirjan Muho tha se organit të akuzës i takon të provojë akuzën duke shtuar se duhet të provohet vërtetësia e deklaratës së pastrues Rozeda Dobi.

Avokati i Alda Klosit: Gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vlerësoi të rregullt edhe kërkesën duke lënë në fuqi arrestin me burg. Qëndrimi i saj është bërë publik, ka pranuar faktin se banesa është vjedhur, nga të cilat 120 mijë janë një hua që vëllai i saj ka marrë për nevoja të kurimit të xhaxhait të saj të ndjerë në Amerikë. Gjithçka në të ardhmen do të kompensohej me një truall në zonë pranë “21 Dhjetorit”. Prokuroria pra disa ditësh ka bërë një sekuestro të një apartamenti të regjistruar në emër të ish-bashkëshortit të saj. Prokuroria duhet të provojë deklaratën. Duhet të provohet vërtetësia e deklarimit të dhënë nga Rozeta Dobi.

“Avokati pretendoi se nuk ka prova dhe fakte që implikojnë Alda Klosin në një vepër penale. Ishte Prokuroria që këmbënguli që Alda Klosi të mbahet nën masën arrest me burg”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë në dhjetor të vitit 2022 Alda Klosi denoncoi vjedhjen e banesës duke ngritur dyshime për pastrueses Rozeta Dobi ku krahas kësaj u arrestua dhe i biri i pastrueses.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: