TIRANË

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për hetimin e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro.

Ky i fundit do të hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), pasi akuzohet për falsifikimin e dokumenteve, që dorëzoi në Kuvend për t’u zgjedhur anëtar i KLGJ.

Pak kohë më parë, Gjykata e Posacme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për anëtarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Alban Toro. Vendimi u mor nga gjyqtarja Ilirjana Olldashi, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga shoqata e avokatëve Antikorrupsion.

Sipas shoqatës që bëri kallëzimin, Toro ka gënjyer Kuvendin për punën e tij si avokat dhe u zgjodh në KLGJ në kundërshtim me ligjin.

 

Sipas ligjit, anëtari i KLGJ duhet të ketë 10 vite pune avokat pa ndërprerje. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit rezulton se Alban Toro nga data 02 Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktivitetit si avokat për afro 1 vit e gjysmë, por kjo nuk është pasqyruar në dokumente.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb