Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ndërsa shprehet se sipas tij është një vendim anti-ligjor.

Sipas ish-kryeministrit Gjykata e Tiranës nuk i dha PD një kopje të vendimit.

Më tej Berisha shton se dënon ndërhyrjen në punët e gjykatës, sipas tij të kryeministrit Edi Rama .

“Dënoj ndërhyrjen e turpshme dhe diktimin e një deklaratë të tillë gjykatës nga Edi Rama, që tregon përpjekjen për ndikim në drejtësi”, ka thënë Berisha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: