Pasi Kuvendi i Shqipërisë apeloi vendimin e pushimit të çështjes së CEZ nga Gjykata e Tiranës, Taulant Balla ka thënë se gjyqtari apo dhe prokuroria nuk bënë asnjë analizë minimale të fakteve.

Madje ai shton se nga personi që duhet të kishte nisur gjithë kjo dosje e rëndë korrupsioni, ish- kryeministri Sali Berisha ai nuk është thirrur kurrë as nga Prokuroria dhe as nga gjyqtari Lazër Sallaku.
Balla e konsideron këtë veprim të gjyqtarit si një ‘KÇK’ dhe thotë se Prokuroria përpara se ta kalonte këtë çështje në Gjykatën e Tiranës duhet t’ia kalonte SPAK-ut pasi nuk ishte më kompetenca e saj.

 

 

DEKLARATA E TAULANT BALLËS
Datë regjistrimi 19.9.2017 për veprat penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave publikë, pastrim të produkteve penale dhe veprës penalë.
Sipas gjyqtarit Lazër Sallaku është vendosur pushimi i kësaj cështje penale dhe ju njoftoj që në cilësinë e Përfqësuesit të Kuvendit, kryetarit të komisionit hetimor të deklaroj që kemi paraqitur në Apel kërkesën për ta rishqyrtuar për ta arsyetuar prokuroria e Tiranës nuk ka kryer asnjë prej veprimeve hetimore përpara këtij vendimi.
Dua t’ju them që janë në kundërshtim me aktin për pushimin e procedimit penal për veprat penale të sipërcituara.
Dosja CEZ është një prej dosjeve më të rëndësishme dhe më të zeza të korrupsionit në Shqipëri. Do të doja të ftoja këdo që ka pak informata juridike të lexojë vendimin e Gjykatës.
Gjykata ka bërë një dezertacion për veprat penale por në asnjë moment nuk ka analizuar faktet. Nga faqja 10 deri në fund gjyqtari ka shpjeguar c’nënkuptojnë emërtesat e veprave penale dhe termat, por jo faktet.
Privatizimi i OSSH që ka qenë objekt i komisionit hetimor është bërë në kundërshtim të plotë me ligjin, sepse është nxjerrë për privatizim një shoqëri e sapokrijuar që nuk kishte bërë një bilanc për energjinë. Prej 2005 në materialin e Prokurorisë kemi identifikuar të gjitha hapat dhe të gjitha bisedat dhe të gjitha negociatat që kjo kompani të shkonte tek ky blerës.
Edhe në tenderin ndërkombëtar ka qenë vetëm ky blerës i paraqitur duke ndryshuar treguesit specifik dhe me

CEZ është shpallur fitues në kundërshtim me kriteret kualifikueses. Duke negociuar për borxhin e keq. Duke negociuar për treguesit për humbjet. Duke pranuar të gjitha kërkesat e ofertuesit, asnjë prej kërkesave të ofertuesit nuk janë refuzuar nga qeveria dhe pse thellonin defiçitin në dëm të interesit publik.
Siç kemi gjetur si komision hetimor i kanë kushtuar interesave të shtetit 57 miliard, 933 milion lekë, ose me vlerën aktuale të shkëmbimit euro në 414 milion euro.
Dua t’ju them se pasi e kemi lexuar dosjen qoftë Prokuroria dhe më pas gjyqtari Lazër Sallaku as që kanë bërë qoftë një analizë minimale të fakteve. madje në vendim nënvizohet se objekti i punës së komisionit nuk përbën zyrtarë me imunitet, thotë gjyqtari që merr autoritetin t’i kufizojë Kuvendit hetimin e personave me imuntitet.
Në kallëzimin penal të bërë nga Kuvendi personat e kallëzuar nga Kuvendi fillojnë me ish- kryeministrin e asaj kohe, Sali Berisha që ka qenë me imunitet. Gjyqtari është kujdesur që të përjashtohet nga çdo lloj hetimi apo të përjashtohet nga marrja në pyetje.
Rezulton që gjyqtari të ketë punuar që mos jetë përfshirë fare Sali Berisha. Dhe nuk është kryer asnjë hetim nga kallëzimi jonë. Kemi kallëzuar atë dhe ushtrimin e ndikimi të paligjshëm. Dhe në këtë pjesë Prokuroria dhe Gjykata kanë administruar si të ligjshme të gjitha provat e depozituara nga ana jonë.
Janë bërë dhe dy kallëzime të tjera nga Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Romeo Kara. Siç do e lexoni, personi Nel Kalaj ka marrë kontakte me të gjithë hierarkinë e asaj kohe, Sali Berishën, djalin e tij Shkëlzen Berisha, dhe që rezulton se nga përmbajtja e emaileve jepen informacione lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes.

Mund t’ju rilexoj të gjitha komunikimet e Nuel Nik Kalaj ku në një prej tyreve “Në një nga emailet thuhet se ka shtrënguar duart me kryeministrin dhe është i gatshëm të presë Tomas Peskas. Nuk provohet dhe nuk ka ushtrim të ndikimit të paligjshëm.”
Si mund të provohet kur nuk është marrë në pyetja as Sali Berisha as Nuel Kalaj. Na emailet thtoë gjyqtari që Shkëlzen Berisha dhe Nue Kalaj do të bëhej një ditë më vonë.
CEZ nëpërmjet një banke të nivelit të dytë ka bërë transaksion në llogari të Nuel Kalajt. Gjyqtari thotë pa dokumentacion të dhënë nga banka.
Ka dy tarifa sukesesi për Nue Kalajn, del fiks shuma që ka tërhequr Nue Nik Kalaj në një ditë të vetme. Vërtetohet që nga çekia në llogarinë e Nue Nik Kalajt ka ardhur shuma përkatëse dhe gjyqtari thoët se nuk vërtetohet që kjo shumë të ketë ardhur në këtë llogari.
Pasi janë tërhequr këto para gjyqtari thotë më rëndë, nuk vërtetohet përse janë përdorur. Gjyqtari thotë që nuk u arrit të pyetet Nuel Nik Kalaj. Thotë që në Kosovë Nue Nik Kalaj nuk është gjetur në banesën e tij në Kosovë, edhe pse në media thuhet që ka post politik në Kosovë, në Këshillin Komunal të Prizrenit.
Për një kallëzim të këtij niveli Prokuroria nuk duhet të kishte konkluduar në mbylljen e hetimeve. Por sa kohë që kjo vepër dhe personat e akuzuar apo personave të rëndësishëm nuk është marrë në pyetje, duhet domosdoshmërisht Prokuroria të zgjaste afatet e hetimit. Prokuroria e Tiranës duhet të kishte transferuar këtë dosje në SPAK, pasi është jashtë kompetencës së kësaj Prokurorie dhe Gjykate.
Nxitimi dhe vrapimi i personave të kallëzuar dhe nën hetim, apo të interesuar padyshim është kap ca të kapësh, është sjellja e qartë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar për të mbyllur një dosje të rëndë. është shprehja më kuptimplotë se si në këtë vend janë shpërdoruar asetet dhe fondet publike në këto 20 e kusur vjet.
Në besimin e opinionit publik, drejtësinë e re por të bindur gjithashtu për t’i ngelur konsekunt forcës time politike që në asnjë rast në vepra kaq të rënda korruptive jo vetëm të mos heshtim por edhe të përdorim të gjitha mjetet ligjore.
Dua t’ju them që jo vetëm sot por ankimimi por në të gjitha shkallët e tjera në rast se do të përpiqen ta mbyllin këtë dosje. E pamundur që gjyqtarë dhe prokurë të mbyllin dosje që personat e kallëzuar nuk janë marrë fare në pyetje, drejtuesit e kompanisë CEZ, apo zyrtarët më të lartë.
Dhe po kështu dhe persona të tjera, Merxhani, Nue Kalaj etj. Siguroj opinionin publik që kjo çështje nuk mund të mbyllet është e pahetuar nga Prokuroria por qoftë në materialin e Komisionit Hetimor por edhe në dosjen e gjyqtarit është tejet e qartë që personat e përfshirë në këtë çështje duhet të hetohen. Si në këtë vend deri në ngritjen e SPAK, të bësh një kallëzim penal dhe Prokuroria as mos thërrasë të kallëzuarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb