Lajmi i dënimit me vdekje të tre ushtarëve britanikë dhe një maroken nga gjykata pro ruse e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut, rrëmbeu titujt kryesorë të mediave botërore.

Agjensia e lajmeve Interfax, ka bërë të ditur se një vendim i tillë është apeluar, ndërsa avokati I një prej ushtarëve britanikë, Shaun Pinner, ka bërë me dije se në rast të një refuzimi të kërkesës për apel do ë refuzohet, do të nisë një peticion për të kërkuar faljen e dënimit.

Ushtarët u dënuan nga gjykata pasi u konsideruan si mercenarë të cilët luftuan për llogari të Ukrainës.

Megjithatë, fillimisht familjarët e tyre e më tej edhe autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se ata ishin ushtarë të rregullt të ushtrisë dhe jo mercenarë.

Si të tillë ato përjashtohen nga gjykimi për pjesëmarrje në luftime, si çdo ushtar I çdo shteti tjetër, referuar ligjit ndërkombëtar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb