Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e një nëne të tre fëmijëve në Vjenë nga një 32-vjeçar shqiptar nga Kosova më 20 shtator.

Siç raporton media “Osterreich 24”, me qëllim që fëmijët e çiftit, djali (2 vjeç) dhe dy vajzat e tij (4 dhe 9 vjeç) të mos e shihnin ngjarjen, 32-vjeçari Valdon D., pasi e kishte goditur për vdekje me shkop bashkëshorten e tij, kishte marrë fëmijët nga kopshti dhe shkolla dhe kishte shkuar me ta për drekë në një restorant në Vjenë.

Pas kësaj, kosovari së bashku me fëmijët e tij kishte shkuar në stacionin policor në lagjen Taubstummengasse të Vjenës. Aty ai kishte treguar cfarë kishte bërë, përcjell Insajderi shkrimin e “O24“.

Valdon D. në stacionin e policisë kishte treguar se ka goditur gjatë një mosmarrëveshje dy herë me një shkop prej druri mbi bashkëshorten e tij. Hetuesit kishin shkuar menjëherë në banesë. Ndërsa kishin hyrë aty, gruaja ishte gjetur e shtrirë në tokë, pa jetë.

Motivi i ngjarjes dyshohet të jetë xhelozia. Siç është raportuar edhe më parë, kosovari, i cili është punëtor i ndërtimit, kishte frikë se gruaja e tij po e tradhtonte. Kjo është arsyeja pse ai kishte instaluar një aplikacion në iPhone, sipas dyshimeve, me të cilin sinjalizonte lokacionin e bashkëshortes së tij. Dyshohet se ai e kishte kapur bashkëshorten e tij me një burrë tjetër.

Ndërkaq, avokati i Valdon D., Mirsad Musliu, ka thënë se klienti i tij nuk kishte qëllim ta vriste bashkëshorten e tij. “Klienti im nuk donte ta vriste atë, vetëm ta lëndonte”, thotë mbrojtësi Mirsad Musliu, shkruan “Osterreich24.at”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb