Deputeti i PD Lefter Gështenja i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe prezencës së OSBE-së në Tiranë, që të bëjë presionin e duhur me qëllim që ndryshimet ligjore “Për Nëpunësin Civil”, të miratohen sa më parë në Kuvend, në mënyrë që sipas tij, qeveria të mos kontrollojë punonjësit e administratës.

Ai thotë se kryeministri Edi Rama nuk “duhet të fshihet dhe as të vonojë miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore”, dhe se nuk mund të shantazhojë punonjësit e administratës përmes aplikacionit “Aktiv1sti”.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë shqiptarë, Të nderuar përfaqësues të medias. Ne muajin Janar te ketij vit kam dorëzuar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë  propozimet per ndryshime në ligjin nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, të ndryshuar.

Këto propozime vijne pas nje pune tre mujore ne konsultim me eksperte te fushes, me punonjes te administrates publike si dhe me te gjithe faktoret dhe aktoret qe impaktohen nga ky projektligj.

Propozimet synojnë të ndalojnë ligjërisht çdo mundësi,cdo tentativë të qeverisë apo të çdo strukture partiake, të detyrojnë punonjësit dhe nëpunësit publikë të shantazhohen për qëllime politike.

Keto dite në media është denoncuar skandali i platformës Aktiv1sti, ku më shumë se 70 mijë qytetarë, janë detyruar të regjistrohen dhe të përdoren vetëm për synime politike.

Siç është bërë e ditur, shumica e tyre, janë punonjës të administratës, të cilëve u kërkohet që të jenë aktivë politikisht në këtë platformë.

Skandali nuk ka të bëjë vetëm me faktin se administrata po përdoret për të dhënë një imazh të rremë të mbështetjes politike ndaj qeverisë, por edhe me faktin, se permes këtij aplikacioni, të gjithë pperdoruesit humbasin privatesine,  kontrollohen dhe monitorohen deri në dhënien e votës me detyrim për Partinë Socialiste.

Por skandali i platformës Aktiv1sti nuk është i vetmi.

Raportet e OSBE/ODIHR-it dhe institucioneve të tjera por edhe ne si opozite kemi vërejtur se përmes komunikimit digjital, qeveria ka abuzuar ndjeshëm për qëllime politike. Platformat e rrjeteve sociale dhe në veçanti Ëhats up janë përdorur  dhe perdoren edhe sot në mënyrë të kontrolluar për të ushtruar presion politik ndaj çdo punonjësi të administratës publike.  Ky presion eshte aq i shëmtuar dhe i rëndë sa në faqet personale të punonjësve te administrates publike gjen materiale propagandistike të kryeministrit apo të titullareve te tjere ne te gjitha nivelet.

Mjafton te shohesh like, sharet dhe komentet ne faqet e kryeministrit, ministrave, kryetareve te bashkive apo drejtuesve te qarqeve, dhe kjo eshte lehtesisht e verifikueshme ku e gjithe administrata ne orarin zyrtar eshte e perfshire me detyrim ne kete skandal!

Eshte fakt qe sot administrata publike nuk vleresohet per performance ne lidhje me sherbimet ndaj qytetarit, por per performanc ne sherbim ndaj titullarit.

Pikërisht, me synim për t’i dhënë fund përdorimit politik të administratës publike, projektligji i propozuar ndalon çdo nëpunës civil apo punonjës që ushtron një funksion jopolitik në administratën publike, që të krijoje grupe, platforma komunikimi,  apo te postojë, reagojë, shpërndajë, komentojë postime me përmbajtje politike në rrjetet sociale.

Këto ndryshime ligjore, që vijnë edhe në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, ndalin përfundimisht çdo tentativë të qeverisë për të mbajtur nen presion administratën publike.

Ndryshimet ligjore do garantojnë se asnjë punonjës i administratës nuk do jetë më i detyruar të marrë pjesë me detyrim në mitingje politike, në takime gjoja informuese të qeveritarëve, në shpëndarje apo komunikim virtual, dhe në asnjë platformë të paligjshme si Aktiv1sti.

Këto ndryshime ligjore do i kthejnë dinjitetin administratës publike dhe të gjithë nëpunësve të shtetit të cilët në këto  vite janë shantazhuar për vendin e punës apo janë detyruar të punojnë për pushtetin.

Edi Rama nuk duhet të fshihet dhe as të vonojë miratimin e këtyre ndryshimeve ligjore, në të kundërt, ashtu siç po bëhet evidente çdo ditë, synimi kryesor i Edi Ramës është vetëm pushteti, pavarësisht kostos që mban Shqipëria dhe shqiptarët.

Ky model duhet te marre fund!

Gjithashtu i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti prezencës së OSBE-së në Tiranë që të bëjë presionin e duhur që këto ndryshime ligjore të miratohen sa më pare, nese duam vertete nje administrate ku te sundoje ligji, barazia, gara, meritokracia,  transparenca, profesionalizmi dhe paanesia politike.

Ne te kundert ne do te vazhdojme te kemi nje administrate publike per Partine  dhe jo per Shqiperine!       Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb