NHS Covid Pass, e përdorur për të treguar statusin e vaksinës së një personi për udhëtime dhe ngjarje, pa pësuar një defekt ditën e sotme dhe për pasojë funksionimi tij un ndërpre.

Ky program lejon përdoruesit të kenë akses në një barkod ose tekste për dozat e vaksinës që kanë bërë.

Në vend të kësaj, përdoruesit po marrin mesazhe gabimi ose një njoftim që thotë se vëllimet e larta të trafikut po “kufizojnë qasjen në shërbim”.

NHS Digital tha në një deklaratë që po heton çështjen.

“Aktualisht ka probleme me funksionimin e Covid Pass në Aplikacionin dhe faqen e internetit të NHS,” tha ajo.

Ndërkohë udhëtarët janë ata që janë penalizuar më shumë të cilët nuk ishin të sigurtë se mund të provonin statusin e tyre të vaksinuar në aeroporte ose pika të tjera nisjeje pa të  duke humbur fluturimet për shkak të problemit.

Covid Pass kërkohet gjithashtu për hyrjen në disa ngjarje dhe vende në Angli, megjithëse kjo është bërë më pak e zakonshme pasi kufizimet janë lehtësuar në shumicën e vendeve argëtuese.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb