I dërgoni një mesazh një personi dhe pendoheni në çast? Mendoni ah dikur të kem mundësi ta fshij? Po kjo është e mundur! Sipas Harpersbazaar, tani kushdo ka mundësinë ta anulojë atë përmes një aplikacioni të ri, Privates, i cili i lejon përdoruesit të fshijnë një tekst apo një fotomesazh para se ai të hapet nga personi të cilit ia keni nisur.

Përdoruesit e aplikacionit thjesht duhet të shtypin “Recall” dhe mesazhi do të fshihet nga serveri nga Privates.

Privates, aktualisht është në dispozicion vetëm për pajisjet iOS, por do të mbërrijë së shpejti edhe për versionet Android dhe Windows. Por kujdes, mesazhi mund të fshihet vetëm në rastin kur marrësi nuk e ka hapur atë!
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: