Tashmë rrjeti social ‘Instagram’ vjen me një veçori të re, pasi ka një ndryshim në aplikacionin e fotove. Mësohet se përdoruesve të pajisjeve iOS dhe android mund të përdorin njëherësh disa llogari në këtë rrjet. të përdorin disa llogari njëherësh në rrjetin social.

Sakaq, kjo veçori e re do të jetë pjesë e versionit 7.15 të aplikacionit Instagram për pajisjet iOS dhe Android, të cilin mund të shkarkoni në iTunes App Store dhe Google Play Store.

Ndërkaq, pas instalimit, gjëja e parë që duhet të bëni është që shkoni tek opsioni “Settings”, dhe midis “Clear search history” dhe “Log out” do shihni një opsion të ri “Add açount”. Pasi të shtoni adresën tjetër duke shkruar emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, do të shfaqen fotot për të dyja adresat dhe mjafton të mbani shtypur njërin prej tyre për të ndërruar profil.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: