Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko, ka treguar të gjitha proceset që do të ndiqen për pranimin e aplikantëve të rinj në Policinë e Shtetit.

Aplikimet për t’u bërë pjesë e policisë janë hapur prej fillimit të muajit dhe do të vijojnë deri në fillim të muajit gusht, ndërsa kandidatët do të kalojnë në disa filtra.

Në rubrikën “Opinion”, në Neës24, zv.ministrja Kuko deklaroi se do të shqyrtohen të gjitha dosjet e kandidatëve, për të parë nëse ata i përmbushin kriteret bazë.

Më tej, sipas Kukos, kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen testit me shkrim, pyetjet e së cilit do të bëhen edhe me praninë e ndërkombëtarëve, për të vijuar më tej me intervistat e deri te testi fizik.

“Pas aplikimit do ketë shqyrtim të dosjeve, për të parë nëse aplikantët përmbushin kriteret bazë. Pastaj është testi me shkrim, ku pyetjet do bëhen me praninë e ndërkombëtarëve, një intervistë me të gjithë kandidatët dhe një filtër psikologjik të kandidatëve dhe në fund është testi fizik. Për testin fizik kriter është gjatësia, te meshkujt 1.75 e lart dhe për vajzat 1.65 m”, deklaroi zv.ministrja Kuko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb