Teksa nuk na ndajnë shumë nga festa e fundvitit, Ministria e Brendshme vjen me një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të pajisen me pasaportë biometrike.

Përmes një mesazhi bëhet e ditur se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura deri më datë 30 dhjetor. Ministria e Brendshme ka bërë me dije se këto zyra do të rihapen më 5 janar.

NJOFTIMI I MB
Zyrat e aplikimeve për dokumente biometrike të hapura deri në 30 dhjetor. Ministria e Brendshme informon qytetarët se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim. Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin.

Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020. Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, dita kur do të rifillojë shërbimi i aplikimeve do të jetë e marta, 5 janar 2021.
Ky njoftim është i vlefshëm si për shtetasit brenda territorit të vendit, ashtu dhe për ata që kanë aplikuar apo duan të aplikojnë në ambasada.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: