Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm në lidhje me të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike.

Sipas një njoftimi të publikuar në ‘Facebook’, ambasada ka bërë me dije se dokumentet do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës.

“Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI I AMBASADËS
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.
Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.
Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb