Pamjet me dron të nxjerra nga ushtria siriane tregojnë realitetin e atij që dikur ishte një nga qytetet më të mëdha të Sirisë, por që tani është i shkatërruar pothuajse plotësisht.

Ndërtesat e bombarduara dhe rrugët e shkatërruara, si rezultat i sulmeve tokësore dhe ajrore, mund të shihen në këto pamje të shfaqura nga ushtria e cila po bëhet gati të rimarrë sërish Alepon, dikur një nga qytetet më popullore të Sirisë.

Presidenti sirian Bashar Al-Assad tha se rimarja e Alepos do t’i jepte fund periudhës 6-vjeçare të luftës civile në këtë qytet.


(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: