Autoriteti garantues i konkurrencës në Itali vendosi sot një gjobë prej 10 milionë eurosh për ”Apple” dhe pesë milionë eurosh për ”Samsung” në kuadër të hetimit për ngadalësimin të programuar të celularëve.

Kanë nisur hetimi të shumta në botë ndaj dy gjigantëve, por antitrusti italian duket se është institucioni i parë që po ndërmerr këtë hap duke vendosur sanksione.

”Kompanitë e grupit Apple dhe të grupit Samsung kanë zbatuar praktika aspak të ndershme tregtare’’, përmbyllet komunikata e autoritetit italian në fund të hetimit.

”Përditësimi i software tek telefonat Apple dhe Samsung ka shkaktuar keqfunksionimin në mënyrë serioze dhe ka ulur ndjeshëm performancën, duke përshpejtuar në këtë mënyrë zëvendësimin e këtyre të fundit’’, sqaron antitrust.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb