Kompania teknologjike “Apple” u bë sot kompania e parë, e tregtuar publikisht nga SHBA, që arriti një kapitalizim tregu prej dy trilionë dollarësh, duke e dyfishuar vlerën e saj në rreth dy vjet.

Çmimi i aksioneve të “Apple” kapi sot vlerën e 467,84 dollarëve për aksion.

E vetmja kompani tjetër e tregtuar publikisht, që ka arritur një kapitalizim të tregut prej dy trilionë dollarësh, është kompania saudite e naftës “Aramco”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që “Apple” thyen rekord në Wall Street.

Në vitin 2018, gjiganti kalifornian i teknologjisë u bë kompania e parë amerikane që arriti një vlerë tregu prej një trilion dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb