Apple Inc ka mohuar pretendimet e bëra nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) se ka bashkëpunuar me spiunët amerikanë për të vëzhguar përdoruesit rusë të iPhone.

Në një deklaratë, kompania tha se “asnjëherë nuk ka punuar me asnjë qeveri për të futur një derë të pasme në ndonjë produkt të Apple dhe nuk do ta bëjë kurrë”. 

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha këtë mbrëmje se kishte zbuluar një operacion spiunazhi amerikan që komprometoi mijëra iPhone duke përdorur softuer të sofistikuar vëzhgimi.

Kaspersky Lab me bazë në Moskë pretendoi se dhjetëra pajisje të punonjësve të saj ishin komprometuar gjatë operacionit.
“FSB ka zbuluar një veprim të inteligjencës të shërbimeve speciale amerikane duke përdorur pajisjet mobile Apple”, tha Shërbimi Federal i Sigurisë ruse në një deklaratë.

FSB shtoi se komploti tregoi “bashkëpunim të ngushtë” midis Apple dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare – agjencia amerikane përgjegjëse për inteligjencën dhe sigurinë kriptografike dhe të komunikimit.
Megjithatë, FSB-ja nuk dha asnjë provë se Apple kishte bashkëpunuar ose kishte dijeni për fushatën e spiunazhit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: