Kompania Apple raportohet se iPhonët e ardhshëm do t’i përforcojë me teknologjinë e re për ekran, Force Touch.
Force Touch që ka debutuar suksesshëm te orët e mençura Apple Watch, ia mundëson pajisjes që të klasifikojë nivelin e presionit të aplikuar në ekranin e telefonit.

Burimet e ndryshme kanë thënë se teknologjia e re do të aplikohet te telefoni i ardhshëm iPhone 6S Plus, por nuk dihet nëse do t’ i shtohet edhe versionit standard 6S.

Teknologjia e re për pajisjet me ekran më të madh pritet t’i kushtojë Apple-it 2.5 herë më shumë sesa për ekranet e vogla të orës Apple Watch.

Ditë më parë është spekuluar se Apple do të lansojë tre telefona gjatë muajit shtator ndërsa ora e mençur Apple Watch pritet të dalë në shitje më 24 prill.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: