Sipas një raporti nga 9to5Mac, ora tjetër e Apple-it mund të ketë një kamerë FaceTime. Gjenerata e dytë e pajisjeve elektronike që vishen e Apple-it pritet të prezantohet në vitin 2016.

Kamera FaceTime do të integrohet në njërën anë të Apple Watch 2. Kjo veçori do të lejojë përdoruesit të bëjnë thirrje me video nga ora inteligjente. Apple Watch 2 thuhet gjithashtu se do ketë më shumë pavarësi nga iPhone falë lidhjes Wi-Fi. Një çip i ri wireless do të sjellë veçorinë e re tek pajisja.

Pritet që të ketë edhe ndryshim tek materiali me të cilën do të prodhohet ora inteligjente. Ne mund të shohim orët inteligjente të Apple-it të prodhuara nga platini ose titani. Ndërsa jetëgjatësia e baterisë do të jetë e njëjtë me atë të Apple Watch. Përdoruesit e Apple Watch do ta përfundojnë ditën me 30-40% bateri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: