Një nga veçoritë kryesore të Apple Watch është aftësia për të matur rrahjet e zemrës së përdoruesit. Kjo veçori i ka shpëtuar jetën një 17-vjeçari. Adoleshenti Paul Houle Jr kishte pasur probleme me frymëmarrjen pas stërvitjes në futboll. Ora e tij inteligjente i kishte treguar menjëherë për rrahjet e shpeshta të zemrës. Sipas orës, rrahjet e zemrës ishin 145, gjë që nuk është normale. Ai njoftoi menjëherë prindërit, të cilët e dërguan në spital.

Për historinë e djalit kishte dëgjuar edhe shefi ekzekutiv i Apple-it, Tim Cook, prandaj kishte vendosur që ta takonte personalisht. Ai i dhuroi Paul një iPhone dhe e ftoi që të bënte kurs tek selia e Apple-it për një vit.

Kjo është hera e dytë që ora inteligjente e Apple-it i shpëton jetën një njeriu. Në fillim të muajit të kaluar, iu raportuam se Apple Watch i kishte shpëtuar jetën një të moshuari.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: