Pas fjalës së kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së, vjen reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila thotë se vendimi për tu shkëputur nga koalicioni me Ramën ka qënë më i miri që LSI-ja ka marrë ndonjëherë.

Kryemadhi tha ndër të tjera se kjo forcë politike i kall datën Ramës. Ajo madje shtoi se kryeministri ia ka përmendur emrin aq shumë sot, sa edhe bashkëshorti i saj, Presidenti Ilir Meta nuk i ka thënë të dua në jetën e saj.

“Sot dua të ndaj me të gjithë ju që LSI vazhdon të ngrihet nën përgjegjësinë e asaj force që i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave në 2010, që Rama donte ta bllokonte. Ai thoshte mos i liberalizoni vizat se do ikin mbi 1 milion shqiptarë nga Shqipëria. Nuk ikën 1 milion shqiptarë dhe vetë grafiku në Asmable tregonte se në momentin e liberalizimit të vizave, kur në koalicion ishte LSI-ja, largimi ishte në numrin më të voglë por nga 2017 ku moti kazan, garuzhde e tepsie, rritja ishte në stratosferë më keq se në ‘92, dhe me vrap ia ndryshoi regjia grafikun, kaluan te dixhitalizimi.

Mospranimin e vazhdimit të koalicionit me sektin e Rilindjes e cilësoj si një nga vendimet për të mira, pasi ndau zullumin dhe llumin ku Rama kishte futur shoqërinë. Falenderoj mbështetësit e LSI që i kanë kallur datën Ramës sa gjithë fjalimi i kushtohej LSI dhe Monikës. Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: