TIRANE – Ish-deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi vijon betejën ligjore në gjykatë tre ditë pasi KQZ i hoqi mandatin.

Rakipi ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative ku kërkon shfuqizimin e një vendimi të Kuvendit, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ish-deputeti akuzon KQZ-në se ka marrë një vendim jo transparent.

Nga ana tjetër ambasada amerikane, e quajti vendimin e KQZ per heqjen e mandatit te deputetit Rakipi dhe Rehovica, “provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit”.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: