Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë për sanksionet e SHBA për Aqif Rakipin.

Në një dalje për mediat nga jashtë sallës së Kuvendin, Basha tha se Rakipi ishte një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore, ndërsa shtoi se ai bleu vota për Ramën.

“Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës. Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. S’duhet të harrojmë pavarësisht mekanizmat e 25 prillit. Diferenca mes Edi Ramës dhe Opozitës ishte e barabartë me 2 mandatet që mblodhi Aqif Rakipi. Interesi kryesor i Edi Ramës është të kënaqë orekset e grupeve kriminale. Përshëndes vendimin e SHBA dhe u them shqiptarëve që nuk jemi vetëm në këtë betejë që të kemi që qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit por një parlament që buron nga vota e lirë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: