Arabia Saudite njoftoi sot arrestimin e 122 personave të akuzuar për falsifikim të raporteve shëndetësore në lidhje me koronavirusin.

“Pas zgjerimit të procedurave të kërkimit dhe hetimit u dëshmua se ishin të përfshirë 122 persona dhe të gjithë ata pranuan akuzat e ngritura kundër tyre”, thuhet në deklaratën e Autoritetit të Mbikëqyrjes dhe Antikorrupsionit të mbretërisë.

Akuzat për ryshfet dhe pjesëmarrje në falsifikim u ngritën kundër 9 punonjësve të Ministrisë së Shëndetësisë, 92 pacientëve që arritën të ndryshojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe 21 ndërmjetësve që koordinuan rastet me para në dorë.

Në fillim të korrikut, Autoriteti i Mbikëqyrjes dhe Antikorrupsionit njoftoi arrestimin e 12 personave që kishin “ngarkuar të dhëna në mënyrë të paligjshme” në aplikacionin celular COVID-19 Tawakkalna në këmbim të parave.

Arabia Saudite është duke regjistruar një rritje të jashtëzakonshme të numrit të rasteve me COVID-19 në javët e fundit.

Që nga e mërkura, numri i përgjithshëm i rasteve në mbretëri arriti në 504.960, përfshirë 8.020 vdekje dhe 486.011 të shëruar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb