Ministrat e bujqësisë të G20-s u zotuan sot të bashkëpunojnë për të siguruar furnizim të mjaftueshëm global me ushqim përballë COVID-19, që mund të dyfishojë numrin e njerëzve në prag të urisë në vitin 2020, sipas OKB-së.

“Ne do të punojmë së bashku për të ndihmuar që ushqimi i shëndetshëm dhe ushqyes të vazhdojë të jetë i disponueshëm për të gjithë, në sasi të mjaftueshme dhe me çmime të përballueshme, veçanërisht për njerëzit më të varfër, më të prekur dhe që janë zhvendosur”, thanë ministrat e njëzet ekonomive kryesore në një njoftim për shtyp.

Kufizimi i një pjese të madhe të popullsisë e ka zhytur ekonominë në kaos dhe ministrat e G20-s thanë se po punojnë për të shmangur paqëndrueshmërinë e tepërt të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, transmeton Atsh.

Sipas tyre, është e rëndësishme që kufizimet që lidhen me koronavirusin të mos krijojnë pengesa të panevojshme për tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit të ushqimit.

Sipas një raporti nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), numri i të uriturve mund të dyfishohet për shkak të pandemisë COVID-19 dhe të arrijë në më shumë se 250 milionë deri në fund të vitit 2020.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb