RIAD-Mbreti Salman i Arabisë Saudite akuzoi presidentin sirian, Bachar al-Assad për favorizim në zgjerimin e grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri, duke bërë thirrje për një zgjidhje politike të konfliktit me forcat e opozitës së moderuar.

“Grupet terroriste nuk do të kishin mundësinë e një terreni të favorshëm pa politikën e regjimit sirian, i cili çoi në zhdukjen e qindra mijëra sirianëve”, deklaroi monarku saudit në një fjalim të mbajtur në Majlis al-Choura, Këshilli Konsultativ i mbledhur për sesionin e ri vjetor në Riad.

Arabia Saudite mban një qëndrim të prerë ndaj Bachar al-Assad-it dhe kërkon largimin e tij për të mbështetur një fazë tranzicioni politik në Siri.

Riadi organizoi në muajin dhjetor një takim të paprecedentë me fraksionet politike dhe grupet e armatosura të opozitës siriane, që ranë dakort për të unifikuar qëndrimet e tyre për bisedime me regjimin për çështjen e tranzicionit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: