Arabia Saudite ka dënuar sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, në të cilat të paktën 32 palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme thuhet se Arabia Saudite qëndron në krah të popullit palestinez, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të marrë përgjegjësinë për t’i dhënë fund përshkallëzimit, të sigurojë mbrojtjen e nevojshme për civilët dhe të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit”.

Izraeli nisi një ofensivë ushtarake në Rripin e Gazës të premten, nën pretekstin e një “kërcënimi të menjëhershëm sulmi” nga lëvizja e Xhihadit Islamik.

Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, 32 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra, u vranë në sulmet izraelite në Gaza dhe më shumë se 250 u plagosën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb