Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite njoftoi të shtunën ekzekutimin e 81 të dënuarve me akuza të ndryshme, duke përfshirë terrorizmin, spiunazhin dhe vrasjen.

Dënimet përfshijnë gjithashtu shënjestrimin e personelit të qeverisë dhe vendeve jetike ekonomike, vrasjen e oficerëve të zbatimit të ligjit dhe gjymtimin e trupave të tyre, vendosjen e minave tokësore për të shënjestruar automjetet e policisë, njoftoi Agjencia Saudite e Shtypit.

Mbretëria tha se ata përfshinin anëtarë të Al Kaidës, të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik dhe mbështetës të rebelëve Houthi të Jemenit.

“Të akuzuarve iu është dhënë e drejta për një avokat dhe u janë garantuar të drejtat e tyre të plota sipas ligjit saudit gjatë procesit gjyqësor, i cili i shpalli ata fajtorë për kryerjen e krimeve të shumta të tmerrshme që lanë të vdekur një numër të madh civilësh dhe oficerësh të zbatimit të ligjit”, tha  Agjencia e Shtypit.

“Mbretëria do të vazhdojë të mbajë një qëndrim të rreptë dhe të palëkundur kundër terrorizmit dhe ideologjive ekstremiste që kërcënojnë stabilitetin e të gjithë botës.”

Ekzekutimi i fundit masiv i mbretërisë erdhi në janar 2016 me 47 persona, duke përfshirë një klerik të shquar shiit të opozitës, i cili kishte mbledhur demonstrata.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb